Pothuajse të gjitha shtetet e botës po hasin vështirësi në përballimin e koronavirusit, pasi shifrat kanë filluar të rriten përsëri.
SHBA dhe Brazili vazhdojnë të raportojnë çdo ditë me mijëra të infektuar nga koronavirusi dhe qindra të vdekur, ndërkohë që edhe në vendin tonë shifrat vazhdojnë të mbeten të larta.
Por është një shtet që ka 100 ditë pa raportuar asnjë rast të ri me koronavirus, dhe që duket sikur po e mposht virusin vdekjeprurës.
Ky shtet është Zelanda e Re, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje që të vazhdohet të ruhet distanca dhe të mos ketë grumbullime njerëzish në hapësira të mbyllura.
“Njëqind ditë pas asnjë transmetim të infeksionit në komunitet është një arritje e madhe, megjithatë, siç e dimë të gjithë, nuk mund të lejojmë që të vetëkënaqemi”, tha drejtoresha e përgjithshëm e Shëndetit në Zelandën e Re, Ashley Bloomfield.
Zelanda e Re ka 23 raste aktive të cilët kryesisht janë qytetarë që janë kthyer nga udhëtimet dhe janë vendosur karantinë. Deri më tani, në këtë shtet prej 5 milionë banorësh, janë regjistruar 1,219 raste me koronavirus.