Kishim dëgjuar shpesh që 2 ose maksimumi 3 kolege të ishin shtatzënë në të njëjtën kohë, por rasti që do lexoni më poshtë do iu lërë vërtet gojëhapur.Dhjetë infermiere dhe një mjeke në spitalin Liberty, Misouri, janë shtatzënë në të njëjtën kohë. Për më tepër, asnjë prej tyre nuk ishte e planifikuar.
“Shumë prej infermiereve të stafit thonë se nuk do të pinë më ujë këtu. Një natë, një infermiere solli nga shtëpia një shishe me ujë. Unë po bëja shaka me atë”, tha Hannah Miller, 29 vjeç, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Dr. Anna Gorman e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe i duket e pabesueshme që edhe 10 kolege të saj janë shtatzënë. “Mendoj se është unike. Sigurisht që mund të ndodhë, por është e rrallë, unike”, tha ajo.
“Kjo është një përvojë e mrekullueshme dhe mendoj se ne do të lidhemi bashkë për të gjithë jetën, pasi do t’i kemi fëmijët në të njëjtën moshë”, tha Alex Atcheson, një tjetër infermiere. 29-vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të tretë.
“Unë isha nga të fundit që i thash të gjithëve se isha shtatzënë”, tha Christen Burns, 26 vjeçe, e cila do të bëhet nënë për herë të parë. “Mendoj se ishte emocionuese të bëhesha pjesë e këtij grupi”, tha 26-vjeçarja.