Të rrish i shtrirë në shtrat për rreth 60 ditë ose në një vaskë plotë me ujë, për një javë.
Është ky propozimi i cuditshem që bëhet në kuadër të dy programeve kërkimore të Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA),e cila po përzgjedh vullnetarët për të studiuar efektet e gravitetit në trupin e njeriut.
Në këmbim ofrohen 15 mijë euro. Testimet do të zhvillohen në institutet e mjekësisë hapësinore Medes në Tuluzë të Francës dhe Jozef Stefan di Planica në Slloveni.
Informacione më të hollësishme gjenden në sajtin e European Space Agency.