3 simptomat e menstruacioneve që nuk duhet t’i injoroni kurrë dhe duhet te shkoni tek mjeku

Çdo muaj, miliona gra i kalojnë periodat e tyre, duke u përballur me simptoma te ndryshme dhe te lodhshme.

Por ka tre simptoma të menstruacioneve që gratë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje, sipas Dr Raj Arora, një mjeke e specializuar në shëndetin e grave.

Ajo ka treguar nëse vuani nga dhimbje të mprehta të shpinës, marramendje ose dhimbje te forta, ‘duhet të shkoni të flisni me mjekun tuaj’.

Këto tre simptoma ‘nuk janë normale dhe nuk duhet t’i injoroni kurrë’ sepse ato mund të jenë shenja të lidhura me depresionin dhe infertilitetin, shpjegoi ajo ndaj do ishte mire te flisni me nje mjek.

Dhimbja e shpinës gjatë muajit mund të jetë një shenjë se keni një gjendje të quajtur endometriozë, tha Dr Arora.

Është një gjendje ku indi që normalisht rritet në brendësi të mitrës fillon të rritet jashtë saj – në vezore, tubat fallopiane ose organe të tjera të brendshme.

Ekspertët nuk e dinë se çfarë e shkakton endometriozën, por ka të ngjarë të jetë një ndërveprim i gjeneve, hormoneve dhe sistemit imunitar, ose mund të ketë të bëjë me traumat nga operacioni, sipas OASH.

Për shkak se është kuptuar shumë dobët, duhen mesatarisht tetë vjet pas shfaqjes së simptomave që dikush të diagnostikohet me endometriozë.

@drrajarora 3 period symptoms that are not normal and you should never ignore #period #periodsymtopms #periodpain #endometriosis #periodhelp #periods #periodtalk #gp #drarora #foryou #fyp ♬ original sound – Dr Raj Arora

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *