34 vjecarja i jep fund jetes duke u hedhur nga ballkoni i hotelit

KOSOVE- Ka humbur jeten diten e sotme Artila Kameri, 34-vjeç. Ajo eshte gjetur pa shenja jete ne nje hotel.

Sipas ekspertizes mendohet qe 34 vjecarja eshte hedhur nga kati i dyte i hotelit ne Prishtine.

Menjehere eshte lajmeruar ambulanca dhe fatkeqesisht e reja kishte nderruar jete nga plaget e marra.

Policia ka shkuar ne vendngjarje per te zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe materialet i jane derguar grupit hetimore.

Kush është Artila Kameri?

Artila Kameri është një sipërmarrëse nga Gjakova e cila kishte në pronësi një sallon estetik në Gjakovë.

Pak më shumë se një muaj më parë, 34-vjeçarja kishte ndarë një pjesë të intervistës së saj në televizionin publik, ku ishte ftuar pasi kishte fituar vendin e katërt në kampionatin botëror të estetikës të mbajtur në Napoli të Italisë.

“Kete sukses ja kushtoj vetes. Mua, qe dite pas dite gjej kurajon per tu perballur me sfidat, mua qe gjthmone e kam gjetur forcen per te ecuar perpara. Mua, qe pavaresisht te gjthave, ja dal te jem gjithmone vetvetja”, shkruante e ndjera, Artila Kameri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *