5 këshilla qe jep psikologu cfare duhet te beni pas mardhenies intime

Pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale trupi duhet të kthehet në një gjendje qetësie, relaksimi dhe intimiteti mes çiftit.

Dhe këtë rregull “të artë” partnerët duhet ta respektojnë gjithmonë pas aktit seksual.

Psikologu Dr. David W. Wahl, tha se ky kujdes është i nevojshëm për mirëqenien fizike dhe mendore të partnerit pas marrëdhënieve seksuale, por edhe gjatë dhe para tij. Ndërsa thekson se shpesh neglizhohet.

Sido që të jetë intensiteti i marrëdhënies, pas përfundimit të saj, shumë njerëz përjetojnë ndjenja të shkëputjes nga partneri, zhgënjimi ose deri në siklet ose turp për atë që ndodhi.

Shqetësimi postkoital (ndjenja e trishtimit) është gjithashtu e mundshme.

5 këshilla për kujdesin e nevojshëm

Kujdesi pas seksit ofron lehtësim! Ai duhet të shoqërohet me:

Përqafime, përkëdhelje dhe puthje
Partnerët duhet të flasin hapur dhe të shprehin çdo gjë që kanë në mendje për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe çfarë do të donin ndryshe herën tjetër, për një film që duan të shohin, apo një restorant ku do të donin të darkonin.
Humori dhe e qeshura është një mënyrë e shkëlqyer për rikuperimin emocional
Pastrimi pas aktit! Të ndihmuarit e partnerit të pastrohet është një demonstrim interesi
Prekje sensuale, largojnë distancën, rivendosin intimitetin dhe ndonjëherë ringjallin shkëndijën e dëshirës
“Kujdesi seksual jo vetëm që siguron mirëqenien e partnerit tuaj pas seksit, por është po aq i mirë për forcimin e lidhjeve në marrëdhënie“, thotë psikologu duke sqaruar megjithatë se njëri partner nuk mund të lexojë mendimet e tjetrit. “Kujdesi pas seksit bazohet në një bisedë të hapur dhe transparente. Ju duhet t’i tregoni partnerin tuaj se çfarë keni nevojë pas seksit”.

Mirëqenia seksuale e përbashkët është përgjegjësi e të dyve dhe kërkon shprehjen e nevojave dhe dëshirave.

Nëse mbeten të paplotësuara, kujdesi pas marrëdhënies seksuale përfundon i paefektshëm dhe përpjekja, nëse bëhet, është e pafrytshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *