Një djalë 6-vjeçar ka humbur jeten pasi raportohet se konsumoi një gotë pije Mon ster Energy.
Francisco Cervantes ishte duke vizituar shtëpinë e gjyshes së tij në Matamoros, Meksikë, kur incidenti ndodhi më 16 prill.
Sipas raportimeve, i riu pa një gotë në tryezë të mbushur me pije energjike dhe e gëlltiti për të shuar etjen.
Ai menjëherë filloi të përjetonte shqetësime dhe u dërgua nga të afërmit e tij ne spitalin lokal Alfredo Pumarejo.
Pas pranimit, ai u diagnostikua me dehje dhe më vonë probleme në tru.
Ai kaloi gjashtë ditë i shtruar në spital në gjendje te rende ku me pas mesohet se humbi jeten.
Ekpertet dhe shërbime të ndryshme shëndetësore, përfshirë NHS, këshillojnë që fëmijët e vegjël të mos konsumojnë pije energjike, të cilat shpesh janë të larta në kafeinë dhe sheqer.
Burimi The sun.co.uk