7 gjëra që duhet të bëni nëse jeni të lodhur gjatë gjithë kohës

7 gjëra që duhet të bëni nëse jeni të lodhur gjatë gjithë kohës

“Lodhja mund të përshkruhet si mungesë energjie dhe motivimi (si fizike ashtu edhe mendore). Por është e ndryshme nga përgjumja, një term që përshkruan nevojën për të fjetur… Lodhja është një ankesë shumë e zakonshme dhe është e rëndësishme të mbani mend se është një simptomë dhe jo një sëmundje.” – shkruan MedicineNet

Lodhja na ndodh të gjithëve, por sidomos kur plakemi. Përfundimi i moshës së mesme (në veçanti nga mesi i viteve ’30 deri në fund të viteve ’50), është kur shumica e njerëzve ankohen se ndihen “të lodhur”, “të mbingarkuar”, etj.

Këtu janë 7 gjërat që duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës:

1. Bëni një kontroll nëse shpesh ndiheni të lodhur.

A bëni një kontroll vjetor – një ekzaminim të plotë të shëndetit? Analizat shëndetësore mund të zbulojnë problemet përpara se të fillojnë. Lodhja mund të jetë një simptomë e një gjendjeje themelore mjekësore.
Një institut mjekësor i Universitetit Duke – jep rekomandimet e duhura për analizat sa i takon çdo grupmoshe:

– Nën 30 vjeç: një kontroll çdo dy deri në tre vjet. Gratë seksualisht aktive, në moshën 21 vjeçare, duhet të planifikojnë një Pap test.

– Mosha 30-40: një kontroll fizik vjetor i mamografisë fillestare rekomandohet për gratë në moshën 40 vjeç.

– Mosha 50 vjeç e lart: një herë në vit burrat dhe gratë duhet të planifikojnë një kolonoskopi në moshën 50 vjeçare gjithashtu ta riplanifikojnë çdo 10 vjet.

2. Mbani trupin tuaj në lëvizje.
Të merresh me ushtrime është shpesh gjëja e fundit që i shkom në mendje dikujt që ndihet i lodhur. Megjithatë, studime të shumta kanë arritur në përfundimin se ushtrimet rutinë janë efektive në rritjen e niveleve të energjisë.

Kerry J. Steward, një profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit John Hopkins, thotë:
“Ushtrimi ka qenë vazhdimisht i lidhur me energjinë në rritje dhe cilësinë e përgjithshme të jetës. Njerëzit që janë aktivë kanë një ndjenjë më të madhe të vetëbesimit duke qenë se stërvitja përmirëson gjithashtu efikasitetin e punës së zemrës, mushkërive dhe muskujve tuaj… Të jep më shumë energji për çdo lloj aktiviteti.”

3. Hidratohu dhe vetëm hidratohu

Dehidratimi ndodh kur trupi nxjerr më shumë lëngje sesa konsumon. Djersitja, urinimi, madje edhe frymëmarrja shkakton humbjen e ujit dhe lëngjeve në trup. Kështu pirja e shpeshtë e ujit gjatë gjithë ditës do të zbusë ndjenjat e lodhjes, si dhe do të rrisë vigjilencën e përqendrimin, ndaj duhet të pini të paktën 7 deri në 9 gota uji në ditë.

4. Ruani një regjim të rregullt gjumi

Ekspertët rekomandojnë të shkoni në shtrat herët për të siguruar një gjumë të mirë të natës. Për një të rritur të shëndetshëm, Klinika Mayo rekomandon 7 deri në 9 orë gjumë cdo natë. Dremitja për 10 deri në 30 minuta gjatë mesditës është gjithashtu një zakon i mrekullueshëm për të mbajtur larg lodhjen. Ndaj përpiquni që të shkoni në shtrat herët dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë.

5. Shtoni konsumin e Omega-3
Vaji i peshkut omega-3, përveçse është i mirë për shëndetin e zemrës, mund të rrisë vigjilencën dhe të luftojë lodhjen. Disa mënyra për të marrë Omega-3 janë: peshk i yndyrshëm (p.sh. skumbri, salmoni, sardelet, toni), farat e lirit dhe arroret.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon marrjen ditore të EPA dhe DHA prej 0,3 deri në 0,5 gram dhe në treg gjenden gjithashtu edhe suplemente me cilësi të lartë.

6. Hani rregullisht pasi ushqimi i pakët mund t’ju bëjë të lodhur
Teoria se grënia e 5 deri në 6 vakte të vogla gjatë ditës në vend të 3 vakteve më të mëdha ka qenë një temë debati midis komunitetit shëndetësore dhe nutricionistëve
Pavarësisht nga preferenca juaj, largimi i lodhjes kërkon nivele adekuate të vitaminave, mineraleve dhe lëndëve ushqyese në trup gjatë gjithë ditës.

Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme, si drithërat dhe karbohidratet komplekse, mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Është një ide e mirë të keni disa ushqime të dobishme në rast se ndjenjat e lodhjes fillojnë të shfaqen.

7. Njihni trupin tuaj
Të kuptosh ritmin e trupit, “orën fiziologjike” 24-orëshe të trupit, mund të ketë një ndikim pozitiv në nivelet tona të energjisë. Në të vërtetë, disa njerëz i duan mëngjeset dhe marrin atë “nxitje shtesë” për t’i kryer gjërat. Megjithatë, disa njerëz janë “bufat e natës” dhe janë më produktive gjatë mbrëmjeve.

Ju duhet ta dini se në cilin nga dy grupet bëni pjesë. Përdoreni këtë njohuri në avantazhin tuaj duke planifikuar detyrat kërkuese në përputhje me rrethanat, të cilat do të parandalojnë që lodhja të shfaqet në kohën e gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *