Mjeku më i vjetër në botë jep 3 këshillat më të mira për të jetuar një jetë të gjatë e të shëndetshme

Neurologu i Cleveland, Dr. Howard Tucker tregon disa zakone që e kanë bërë trupin dhe trurin e tij të qëndrojnë të shëndetshëm. Në moshën 100-vjeçare, neurologu punon në mjekësi prej 75 vjetësh.

Rekordet botërore të Guinness e kanë emëruar atë si doktorin më të vjetër në botë që është ende në punë.

Dr.Tucker tregoi 3 këshillat e tij për jetëgjatësinë për SOT:

1-Mos dilni në pension, të paktën sipas tij, merruni me ndonjë hobi që ju mban aktiv sepse pensioni për të është një zgjedhje e dobët
2-Vazhdoni gjithnjë të mësoni nuk ka rëndësi mosha, psh ju duhet të mësoni kompjuterin pasi gjithë bota është në të.
3-Kultivoni lumturinë në jetën tuaj: “Duhet të jeni të lumtur në punën tuaj dhe në jetën tuaj shtëpiake, pasi jeta jetohet cdo ditë, nuk keni pse prisni vdekjen ajo është vec një ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *