Kurrë mos i hidhni lëvozhgat e arrave, ja për çfarë shërbejnë

Janë konfirmuar tashmë vetitë pozitive të arrës edhe tek lëvozhgat e saj.

Arrat, krahas shijes së mirë që kanë, të pasura me vitamina, luajnë një rol të rëndësishëm kundër sëmundjeve.

Janë bërë një sërë kërkimesh për të prej një gjysmë shekulli. Arrat konsiderohen si miku më i mirë i shëndetit të njeriut, pasi ato janë një depozitë energjish si dhe kanë një rol kyç në shëndetin e njeriut.

Ato përmbajnë hekur, kalcium, zink dhe një gamë vitaminash të tjera.
Është konstatuar gjithashtu se pjesa e jashtme e arrës është po aq e shëndetshme sa e brendshmja e saj. A do të rrinit pa e konsumuar kur e dini tanimë se është kaq e shëndetshme?

Shumë kohë më parë fletët e arrës janë përdorur si ilaç për të sëmurët. Por jo vetëm kaq, ato janë mjaft të mira edhe për shërimin e plagëve. Po t’i hidhni një sy përbërësve të produkteve kozmetike, mos u çudisni kur mes tyre të ndeshni edhe lëvozhgën e arrës.

Po çfarë sëmundjesh shëron lëvozhga e arrës?
1.Lëvozhga e arrës ndihmon në kalimin e ftohjes. 3 ose 4 gota në ditë do t’iu ndihmojnë ta superoni gjendjen.

2.Për diabetin
Mund t’ia këshilloni dikujt që është i prekur nga diabeti.
Zieni 10 apo 15 lëvozhga arre dhe do të vëreni përmirësimin e gjendjes suaj.
3. Për fytyrën
Kur lëvozhga e arrës është ende në ngjyrë jeshile, dhe kthehet në trajtën e një kremi, ajo mund të shfrytëzohet edhe si ilaç për fytyrën dhe lëkurën.

Zieni lëvozhgat e thata të arrave dhe lyeni flokët me të, për të ulur sasinë e rënies së flokëve.
Të mirat e lëvozhgave të arrës janë pafund, por ju duhet që ta provoni konkretisht e të bindeni.
Konsumi i 2 filxhan çaj lëvozhge (të thatë ose edhe të njomë) bën mjaft mirë kundër ftohjeve, por edhe për trajtimin e krimbave.

Shumë dobi do t’iu sjellë përzierja e 10 apo 15 lëvozhgave të arrës për sëmundjen e sheqerit ose për mungesën e vitaminës D tek fëmijët.
10 minuta pas zierjes së levozhgave të arrës, lëngun e tyre mund ta aplikoni mbi lëkurë ose mbi flokë, në mënyrë që ato të mbajnë formën që dëshironi.

Lëngun e lëvozhgave të arrës mund ta përdorni deri në një javë pas zierjes.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *