70-vjeç dhe linja perfekte, fiziku i saj zili edhe për shumë vajza të reja

Carolyn Hartz është 70 vjeç, por fizikun e saj do ta kishin zili plot vajza të reja. Autorja e librit “Ëmbëlsira pa sheqer” nuk e ka përdorur kurrë moshën si justifikim për ta lëshuar veten.

Australiania, nënë e 3 fëmijëve, ka zbuluar sekretin e saj, ajo ka 29 vite që nuk prek më sheqer me duar. Prej kohësh ka hequr dorë po ashtu nga ushqimet me gluten.

“Kujdes çfarë ha dhe jepu këmbëve. Shumë gra mbi të 50-at mendojnë se thjesht nuk është e mundur të ruash linjat pas kësaj moshe.

Kam folur madje edhe me gra mbi 40 vjeç, të cilat kanë pasur fëmijë, që druhen se nuk do ta rifitojnë më formën e mëparshme fizike”, është këshilla e saj për femrat që duan të qëndrojnë në formë edhe pa frekuentuar palestrën.

Përpara 30 vitesh ishte një diagnozë për rrezikun nga diabeti, që e detyroi australianen të hiqte dorë për një vit nga biskotat dhe të gjitha ëmbëlsirat e tjera. “Pas një viti pashë sesa të mira kisha përfituar nga heqja e sheqerit, ndaj vendosa mos t’i kthehem më”, kujton ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *