Kjo eshte nje nga menyrat me te mira per te trajtuar bajamet dhe infeksionet e tyre

Bajamet mund të infektohen apo acarohen për shkak të llojeve të ndryshme të baktereve apo viruseve. Megjithatë, shkaku më i zakonshëm i infektimit të bajameve janë bakteret të quajtura streptokok ose bakteret strep. Disa nga shenjat dhe simptomat më të zakonshme tek infektimi i bajamegrykëve janë:

Dhimbje fyti
Bajame në ngjyrë të kuqe dhe/ose me njolla të bardha ose të verdha
Trashje e zërit
Erë e keqe e gojës
Të dridhura
Dhimbje koke
Dhimbje e qafës dhe nofullës

Është e rëndësishme të theksohet se grykët janë një sëmundje që nëse nuk trajtohen mund të çojnë në komplikacione të tilla si infeksion në veshin e mesëm, ethe reumatike, privim të gjumit etj. Medikamentet që trajtojnë problemet e fytit dhe bajamet janë të shumta, por ne do t’ju paraqesim disa mënyra alternative që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjet dhe nuk lejojne infeksionin të përhapet:

Lëng limoni: përmban vitaminë C, e cila është shumë e rëndësishme në rritjen e sistemit imunitar. Konsumoni shpesh lëng limoni të freskët të holluar me pak ujë dhe mjaltë.

Mjalti: ka veti të shkalqyera antibakteriale. Një mënyrë është që të hani një lugë mjaltë dhe ta gëlltisni ngadalë disa herë në ditë. Një mënyrë tjetër është që në një gotë ujë të shkrini 2 lugë mjaltë dhe ta pini 3 herë në ditë.

Shafrani i Indisë: në një gotë qumësht të ngrohtë shtoni një lugë pluhur Shafran Indie. Kjo erëz është antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Çaj xhenxhefili: ky çaj ndalon përhapjen e mikrobeve dhe inflamacionit. Pijeni çajin 3 herë në ditë.

Lëng qepe: kjo është një tjetër mënyrë shumë e mirë për të trjatuar grykët e acaruara. Qepët kanë veti të shumta antibiotike, antibakteriale, antiseptike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *