Teksa jemi zyrtarisht në dimër, mesaduket temperaturat pritet të jenë më të larta përsa i përket ‘muajit të acartë’ që shoqëron ndërrimin e viteve. Në një prononcim për mediat, sinoptikanja Lajda Porja ka bërë me dije se muaji dhjetor do të mbyllet me temperatura “pranverore”. Sinoptikania parashikon që këtë javë do të kemi një mesditë të ngrohtë, ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet do të jetë të ftohta tipike të dhjetorit.
“Ka pasur përmirësim të dukshëm të motit që do të vijojë edhe gjatë këtyre ditëve. Deri të dielën do të ketë masa ajrore të qëndrueshme. Edhe pse vranësirat do të jenë prezentë kjo javë do të mbyllet pa reshje.
Këto Krishtlindje nuk do të ketë reshje. Ndërkohë nga mëngjesi i sotëm ka pasur rënie të temperaturave dhe do të vijojnë. Gjatë kësaj jave luhatja e temperaturave do të jetë me rënie dhe rritje, por nuk do të ketë një ulje drastike siç kemi pasur javën e shkuar. Kjo javë do të jetë konstante sa i përket vlerave termike.
Zonat malore ngjiten edhe 12 apo 13 gradë. Do të kemi një mesditë të ngrohtë, ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet do të jetë të ftohta tipike të dhjetorit. Ndërkohë muaji dhjetor është parashikuar me temperatura të larta dhe pritet të mbyllet me temperatura më të larta se normalja”, tha sinoptikanja Lajda Porja për News 24.