Love Story” është një nga programet që solli risi në ekranin shqiptar. Vitin e kaluar ishte sezoni i parë i këtij programi, dhe vëmendja ndaj tij ishte maksimale.
Programi u mbyll me një fund të lumtur, ku Saimiri, një djalë shqiptar i rritur në Gjermani, zgjodhi Merin si vajzën e cila i rrëmbeu zemrën në atë program.
E teksa programi mbaroi të gjithë ishin të interesuar se si do të vazhdonte lidhja e tyre jashtë. Ata që në fillim u treguan të rezervuar duke preferuar që lidhjen që nisën në syrin e publikut ta mbanin larg tij.
Mesa duket gjërat nuk kanë shkuar si ata e kanë menduar dhe autorja Ilda Lumani në një lidhje Skype në Klan Neës ka konfirmuar publikisht se Saimiri dhe Meri i kanë dhënë fund historisë së dashurisë, pasi gjërat jashtë programit nuk shkuan ashtu si ata dhe të gjithë në mendonim. “Dalja e programit marrëdhenia e tyre nuk pati të njëjtin intensitet”! Dihet, që ata nuk janë më bashkë”!, u shpreh autorja Lumani.
Të hënën e 15 nëntorit “Love Story” hap siparin dhe pritet një sezon i gjatë deri në pranverë. Këtë edicion 2 fronistë, një vajzë dhe një djalë do të zgjedhin njeriun, që duan mes 10 konkurrentëve djem dhe vajza!
Ndërsa, çdo ditë do të jenë në ekran përmes programit “Love Story Talk”!