v. kryeministri Erion Braçe, dha para pak kohesh një lajm të mirë mbi situatën e koronavirusit në urgjencën e spitalit të Fierit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se asnjë mjek, infermier apo sanitar sipas tij, nuk ka dalë pozitiv nga koronavirusi.
Ai e konsideron këtë, lajmin mëtë mirë të javës.
“A tu jap një lajm të mirë?! Të 21 mjekët, infermierët dhe sanitarët e Urgjencës dhe Patologjisë në spitalin e Fierit,pas testit të tamponit, dolën negativë. Lajmi më i rendesishëm dhe natyrisht më i gezuari që kam marrë prej së premtes që kaloi. I gëzuar për ta, një për një, tashmë i qetë edhe për Fierin”, shkruan Braçe.
Ai shton më tej në postimin e tij:
“Spitali është i pastër për çdo qytetar që kërkon ndihmë dhe kurim aty. 21 mjekët, infermierët e sanitaret, ranë në kontakt për tre ditë me radhë me një grua të ardhur nga Italia, e cila, gënjeu tre ditë me radhë dhe u zbulua nga policia. Ajo infektoi edhe bashkëshortin e saj. Ka një arsye përse dolën negativë mjekë, infermierë e sanitarë. Disiplina në urgjencë e në pavion, veshje, maskë e doreza çdo minutë e me çdo të sëmurë, higjenë e pastërti. Një bravo shumë e madhe për secilin një bravo edhe për drejtoreshën e Spitalit Rajonal Fier”