Një aks ident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën “Demokracia” në Kamëz, në të cilën mbeti pa jete një 22-vjeçare e identifikuar me emrin Alida.
Një automjet me shpejtësi të lartë raportohet se është përplasur me dy mjete të tjera.
Si pasojë goditja ka rezultuar fatale.
Deni Doku, vajza 19-vjeçare që po drejtonte automjetin tip Smart, pas përplasjes ku humbi jetën mikesha e saj, ka publikuar një mesazh prekës bashkë me foton e viktimës.
Ajo thotë se nuk e pranon dot humbjen e saj dhe lidhjen e tyre nuk mund ta ndajë as ajo natë e zezë kur ndodhi aksidenti.
“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim .
Je e pandashme, je pranë meje . Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”, shkruan ajo.