Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 30 vjeçari shqiptar
Një shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orë 4:30, nga një aksident fatal në Itali. Viktima është një 30 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Makina me të cilin po udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me një pemë në rrugën Mavora një Gaggio.
Pavarësisht mbërritjes së ambulanës, i riu shqiptar kishte vdekur në vend, menjëherë pas aksidentit. Ndërkohë që nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë