Tragjedi në aksin rrugor Peqin- Elbasan.
Kanë ndërruar jetë pas aksidentit katër persona, si dhe kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.
Mësohet se forcave zjarrëfikëse u është dashur të presin pajisjet metalike të makinës së aksidentuar më rëndë, për të nxjerrë prej andej të plagosurit.
Sipas policisë njëri prej automjeteve ka rrëshqitur për shkak të shiut dhe ka zënë rrugën duke përfshirë edhe dy makinat e tjera në aksident.
Policia sqaron se u përplasën tre automjete me drejtuesit e tyre, personat me inicialet G.K, O.Sh dhe shoferi i tretë E.R. Katër personat që humbën jetën ndodheshin në makinën e shoferit me inicialet G.K, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Rreth katër ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga përplasja, siç shihet edhe në foto, makinat u dëmtuan rëndë, madje njëra prej tyre doli jashtë rruge pasi u përplas me kangjellat.
Ndërkohë fillimisht nga të plagosurit ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital një vajzë 25-vjeçare.
Vajza ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit.
Të plagosurit e tjerë u transportuan për në spitalin e Elbasanit, për të marrë ndihmën e parë.
Por të plagosurit më rëndë, edhe pse u nisën drejt Tiranës, raportohet se ndërruan jetë gjatë rrugës.
Dy të plagosurit e tjerë nga aksidenti tragjik, po marrin ndihmën e parë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.