Sokrat Lela dhe bashkëshortja e tij Fatbardha Lela kanë humbur jeten mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë.
Bashkë me ta në makinë ka qenë dhe një vajzë 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital.
Sokrat Lela është efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH). Mjeti që ai drejtonte është përplasur “kokë më kokë” me një makinë tjetër, në afërsi të fshatit Buzëmadhë. Të plagosur kanë mbetur tre persona të tjerë dhe vajza 10 vjeçe.