Alarm në një shkollë në Greqi, dy nxënës shqiptarë dyshohen se janë infektuar nga koronavirus

    Dy nxënës, fëmijë emigrantësh shqiptarë dyshohen për koronavirus në një shkollë në Leheo, Korinth të Greqisë. Bëhet fjalë për dy vëllezër me simptoma të ngjashme, kollë, temperaturë, shenja gripi.

    Kjo ka shkaktuar shqetësim në gjithë shkollën dhe zonën, pasi vëllezërit kishin udhëtuar për të takuar babain e tyre që jeton në Italinë Veriore, zonë e prekur thellë nga koronavirusi.

    Mjekët e spitalit të Korinthit, ku po testohen nxënësit shqiptarë kanë qetësuar prindërit dhe mësuesit, duke shpjeguar se kanë simptoma të lehta, ndërkohë që këshilli i prindërve kërkon të mbyllet urgjentisht shkolla.

    Ndërkohë kujtojmë se 14 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në Greqi duke e çuar në 45 numrin total të të infektuarve. Autoritetet shëndetësore në vend njoftuan se vetëm një nga pacientët është në gjendje të rëndë.

    Ai është 66 vjeç dhe kohët e fundit ishte kthyer nga një pelegrinazh në vendet fetare në Izrael dhe Egjipt.

    Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë tha se ndalimi i tubimeve publike do të mbetet në fuqi në tre rrethe në jug-perëndim të vendit, dhe shkollat në të njëjtën zonë do të mbeten të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm.

    Ndërkohë Greqia ka marrë masa për epideminë e koronavirusit duke mbyllur 28 shkolla. Komiteti Kombëtar për Mbrojtje ndaj Shëndetit Publik ka rekomanduar që të mbyllen shkollat në mënyrë që studentët e tjerë të mbrohen nga ata që kanë ardhur nga zona të prekura

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *