Nga Ajgena Korbi
Pavarësisht se jeni në moshë të re nëse humbni vigjilencën apo neglizhoni koronavirusi jo vetëm mund t’ju prekë, por mund t’ju shkaktojë dëme të rënda shëndetësore.
Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji tregon se ka diagnostikuar me pneumoni në të dyja mushkëritë pacientë pa mbushur 20 vjeç.
“Të rinjtë humbasin tek vigjilenca, neglizhenca dhe për shkak se Komuniteti shkencor-mjekësor ka thënë se të rinjtë e kalojnë lehtë dhe nuk duhet të ketë ndonjë merak të madh për ta. Kjo nuk është kështu sepse për shumë muaj kam parë plot të rinj me shumë probleme. Po t’i referohemi Greqisë, mosha mesatare e të intubuarëve në reanimacion ishte 39-vjeç”, sqaron ai.
Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë ngriti shqetësimin për rritje të numrit të të rinjve me Covid 19 ndërsa paralajmëroi shtim të rasteve të reja në fund të muajit janar.
Ndërkohë pneumologu Jorgji thotë se specialistët në botë flasin për një valë të tretë të koronavirusit në muajin mars.
“Bota flet për një valë të tretë diku nga marsi. Koronavirusi nuk ka ndryshuar, të paktën në klinikën time të përditshme, intensiteti është i njëjtë po ashtu edhe prurja e rasteve është e njëjtë”, shton ai.
Mjeku jep dhe një lajm të mirë
“Thuhet se Covid lë dëmtime shumë të mëdha, nga praktika ike e përditshme që tashmë u bë një vit, dëshmoj që koronavirusi shërohet. Jam shumë i kujdesshëm për këtë që them, po vihen re me një afat kohor 2-3-4 muaj post Covid, infarkte që nuk kanë karakteristika risku për këto probleme. Ky është një konstatim, akoma nuk ka analiza”, sqaroi më tej Mjeku.
Në 100 mijë banorë të testuar për Covid 19 dy javët fundit sipas Institutit të Shëndetit Publik 227 kanë rezultuar pozitiv.
18% e të infektuarve i përkasin grupmoshës 24 deri në 34 vjeç.
TABELA
TË INFEKTUARIT ME COVID 19
55-64 vjeç 20% e rasteve
25-34 vjeç 18% e rasteve
45-54 vjeç 17 % e rasteve