Gjatë natës dhe në orët e para të ditës ka pasur reshje shiu shoqëruar me ulje të temperaturës në të gjithë vendin
Në Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz dhe në Ura e Zapodit-Shishtavec ka pasur reshje dëbore
Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit
për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat dimërore me prezencë dëbore