Avioni kryen ulje emergjence pasi punonjësi i fluturimit vdes nga ataku kardiak

Një avion pasagjerësh i linjave Gulf Air që fluturonte nga Bahrain drejt Francës u detyrua të bënte një ulje emergjencë pasi një punonjës fluturimi pësoi një atak kardiak fatal.

Avioni ishte ngritur në ora 22.22 më 22 nëntor nga aeroporti i Bahrain dhe pritej të arrinte në aeroportin Charles de Gaulle në Paris rreth gjashtë orë pas nisjes.

Por teksa i afrohej kufirit Turqi-Irak avioni ndërroi kurs drejt aeroportit të Erbil në rajonin e Kurdistan kur anëtari i ekuipazhit pësoi atak kardiak në mes të fluturimit.

Punonjësi ishte dërguar në spital në Erbil ku ishte shpallur i vdekur.

Fluturimi kishte vijuar më tej drejt Parisit ndërsa trupi i punonjësit ishte mbajtur nga shërbimet mjekësore vendase, njoftonin linjat Gulf Air.

Gulf Air tha në deklaratë, sipas rrjetit TradeArabia : “Linjat ajrore shprehin ngushëllimet më të thella për anëtarët e familjes së punonjësit të ekuipazhit. Avioni vijoi itinerarin e tij drejt Parisit”.

Autoritetet nuk njoftonin shkaqet e atakut kardiak të punonjësit, por thanë se tentativat të risjelljes së tij në jetë me mjetin defibrilator, nuk rezultuan të suksesshme.

Edhe në fillim të këtij muaji një burrë vdiq në bordin e një fluturimi të linjave easyJet që fluturonte nga Qipro drejt Londrës.

Pasagjerët e tjerë kishin dhënë alarmin kur burri rreth 50-vjeçar nuk po zgjohej nga gjumi. Ai besohet se udhëtonte vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *