Pas Shqipërisë dhe Filipineve, tërmeti goditi sot Afganistanin dhe Pakistanin, me lëkundje të forta shqetësuar miliona banorë të zonave që u prekën prej tij.
Tërmeti i sotëm ka pasur një madhësi 6.1 ballë, duke detyruar mijëra njerëz në disa qytete të dilnin në rrugë.
Epiqendra ishte rreth 30 milje në perëndim të Jarm në veri të Afganistanit.
Por tërmeti u ndie larg deri në kryeqytetet e Afganistanit dhe të Pakistanit, Kabul dhe Islamabad.
Banorët evakuuan menjëherë ndërtesat dhe dolën në rrugë.
Tërmeti tjetër më i fortë që ka ranë pas atij të Shqipërisë 6.4, në botë, ishte ai i pak ditëve më parë në Filipine, 6.8, por larg qendrave të banuara, duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Edhe epiqendra e tërmetit të sotëm ishte larg qendrave më të banuara në dy shtetet aziatike, ndryshe nga ai i vendit tonë, që goditi dy qarqet më të populluara.
Banorët sipas raportimeve u mblodhën në rrugë dhe dolën nga makinat e tyre në disa qytete, përfshirë kryeqytetin afgan Kabul dhe Lahore të Pakistanit.
Tërmeti i sotëm 6.1 ballë u ndje edhe në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.
Banorët thanë se ndien edhe dy dridhje të shkurtra në vazhdimësi dhe u larguan nga ndërtesat nga frika e një tërmeti më të fuqishëm.
Nuk ka raporte të menjëhershme të dëmeve në njerëz apo në materiale, tha Shërbimi Gjeologjik i Sh.B.A.
Epiqendra e tronditjes me madhësi 6.1 ballë ishte 30 milje në jug-perëndim të Jarm, në Afganistanin verior.
Ky tërmet u regjistrua në një thellësi prej rreth 125 milje, ndryshe nga ai i vendit tonë që ishte më në afërsi të sipërfaqes së tokës.