Pasi qeset plastike kane pushtuar vendin lumenj dhe detin lajmi i mire eshte se ato do te ndalohen nga 1 qershori.
Tashme përdorimi dhe importimi i qeseve plastike do të ndalohet me ligj në të gjithë Shqipërinë. 1 qershori do te jete dhe data e fundit e importit.
Kryeministri ka thene se ky vendim do të zbatohet me detyrim nga subjektet tregtare, prodhuesit dhe qytetarët të cilët do të gjobiten nëse i përdorin qeset plastike.
Rama tha se propozimi bazohet në nevojën për reduktimin e këtyre mbetjeve plastike, për shkak të ndotjes që shkakton në tokë dhe det. Ligji ka hyrë në fuqi prej vitit 2019, por Rama ka bërë me dije se do të zbatohet urgjentisht pas 1 qershortit të këtij viti.