Sinoptikani Hakil Osmani ka paralajmëruar se Shqipëria do të goditet nga një valë e pazakontë e të nxehtit. Sipas tij temperaturant kapërcejnë pas të mërkurës.
“Sot deri të martën mbeten temperaturat rreth vlerës 32 apo 33 gradë celsius në orët e mesditës në zona të ulëta ndërsa sa i përket vlerave minimale do të jenë jo më shumë se 11 gradë në zonat malore në orët e para të mëngjesit.
Pas ditës së mërkurë kemi ndryshim sa i përket tablosë termike duke bërë që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Maksimumet në qytetet e zonës së ulët pritet të ngjiten edhe në 37 gradë. Ditët e fundit të qershorit pritet të sjellin temperatura shumë të larta deri në 8 apo në 9 gradë më të larta duke bërë që të jenë shumë të nxehta ditët e fundit të qershorit. Pas të mërkurës vendi do përfshihet në temperatura shumë të larta.
Nuk është normale rritja e temperaturave pasi duhet të luhateshin nga 28 deri në 29 gradë. Kjo vjen si pasojë e afrimit të një vale të nxehti i cili po godet vendin tonë dhe do sjellë temperatura ekstremisht të larta në vendin tonë. Temperatura jo normale gjatë kësaj jave që vjen”, tha ai.