Behuni gati se cmimi i naftes do te shkoj 5 mij leke. Analisti tregon se cdo ndodh me naften

Çmimi i naftës në Shqipëri shënoi rekord sot, duke shkuar në 265 Lekë për litër. Por analisti Ilir Kulla mendon se nafta në vendin tonë do të kapë vlerën e 5 mijë Lekëve të vjetra.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Kulla u shpreh se shkak i çmimit të lartë të naftës, jo vetëm në Shqipëri por edhë në Europë, është problemi i kërkesë/ofertës.

Ilir Kulla: Ne marrim mall importi. Dhe tregtarët tanë e blejnë të gjithë në një burim dhe kur ngrihet çmimi i produktit sepse është problem kërkesë/oferta në të gjithë Europën nuk është vetëm tek ne, ne jemi një treg i vogël, tregtarët tanë janë këta, ne nuk importojmë dot si shtet dhe të krijojmë rezerva të tjera, madje unë shoh me merak të madh dhe një gjë tjetër.

Çfarë ndodhi në momente të caktuara me institucione të caktuara sepse do vijë dimri dhe ky karburanti nuk shërben vetëm për makinat, po shërben për spitalet, për Forcat e Armatosura, shërben për policinë. Këto të gjitha këta i blejnë tek kompanitë tona lokale këtu. Dhe këta tanë i blejnë në dy kompani, një në Zvicër dhe një në Itali.

Arian Çani: Po si i bëhet Kulla?

Ilir Kulla: Ta thashë, çmimi ka për të vajtur 5 mijë Lekë. Që të sigurosh çmimin fiks dhe ta mbash, duhet ta blesh që tani me sasi të mëdhaja dhe kjo kërkon mundësi financiare të fortë, gjë që këta nuk e kanë.

Kryeministri tha një gjë që do vëmë garanci sovrane për kompani të cilat importojnë mallrat e shportës, ndoshta do duhet që e njëjta të ndodhi dhe për mallrat e konsumit energjetik. Ose do heqësh akcizat, sepse çmimi është i lartë për shkak të akcizave, ose do fiksosh një çmim dhe do ta blesh për një kohë shumë të gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *