Viti 2020 pritet të vijë i akullt. Dita e parë e vitit te ri do të jetë me mot me diell në të gjithë territorin.
Temperaturat e mëngjesit do të vijojnë të jenë të ftohta edhe pse pritet një rritje e tyre prej 1-3ºC për ditën e nesërme. Për shkak të temperaturave negative duhet patur kujdes nga ngricat e forta kryesisht në zonat malore dhe ato kodrinore.
Temperaturat pritet të ndihen të ulta edhe për shkak të erës e cila nesër pritet të fryjë intensive me shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi deri në 20-25m/s.
Për datën 02.01.2019 moti do të vijoj të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Por për këtë ditë pritet përsëri një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale duke prekur në zonat malore vlerat prej -8ºC në zonat malore, -5ºC në zonat e ulta dhe 0ºC në ato bregdetare.
Sa i përket vlerave të mesditës ato si këto ditë nuk do të kalojnë vlerat prej 12-13ºC në zonat e ulta dhe ato bregdetare.