Blerina Bombaj 7 ushqimet më të mira për gratë mbi 40 vjeç

7 ushqimet me te mira per gruan
Te jesh grua ka pa dyshim privilegje, nje nder to eshte edhe ai i jetegjatesise. Nje grua jeton mesatarisht 5-7 vite me shume se nje burre. Megjithate, jeta e nje gruaje behet mjaft e veshtire pas menopauzes dhe shendeti i saj vihet me shume ne rrezik ne saje te ndryshimeve hormonale drastike qe ajo peson. Me mbarimin e femijerise, nje vajze ka disa nevoja te ndryshme nga nje djale ne lidhje me shendetin e saj. Gjate moshes qe ajo i nenshtrohet ciklit te permuajshem menstrual, nevojat e saj jane me te rritura ne hekur, ndersa pas menopauzes, kalciumi behet elementi paresor per parandalimin e nje prej semundjeve me te perhapura te femrat – osteoprozes. Le t’i hedhim nje sy ushqimeve me te rendesishme qe nje grua duhet te konsumoje, vecanerisht pas te 40-ave.

1. Qumeshti i dhise dhe kosi i shtepise (1-2 racione ne dite)
Qumeshti i dhise eshte i pasur ne kalcium dhe ka me pak yndyre nga qumeshti i zakonshem. Eshte me i tolerueshem dhe nese dhite kullosin ne hapesira te gjelbra, qumeshti i tyre permban edhe acide lyrore omega 3 – mjaft te rendesishme per mbrojtjen e zemres. Kosi i shtepise, pervec se eshte nje burim gjithashtu i mire i kalciumit, ofron edhe probiotike te cilet duket se luajne nje rol shume me te rendesishem nga sa kemi menduar deri me sot, ne shendetin tone. Ai eshte i lidhur me mireqenien e baktereve miqesore qe bashkejetojne me ne duke perbere nje element kyc te imunitetin qe fillon ne aparatin tretes.

2. Vaji i ullirit ekstra i virgjer (6-9 luge te medha ne dite)
Vaji i ullirit luan rol mbrojtes kunder kancerit te gjirit. Ne saje te antioksidanteve te jashtezakonshem qe permban, vaji i ullirit ndikon ne parandalimin e semundjeve te zemres, te osteoporozes dhe Alzheimerit. Per me teper, vetite antimikrobiale te bifenoleve, ndikojne ndjeshem edhe shendetin e aparatit tretes. Kujdes, behet fjale per vajin e ullirit ekstra te virgjer, te presuar ne te ftohte.

3. Fasulet (150gr/jave)
Fasulet dhe vecanerisht thjerrezat, jane ushqime me force te jashtezakonshme mbrojtese kunder kancerit te gjirit. Fasulet mund te luajne rol stabilizues ne hormone femerore. Fibrat qe gjenden te fasulet ndihmojne ne uljen e kolesterolit ndersa isoflavonet – antioksidante tipik te fasuleve, qetesojne simptomat e para ciklit dhe menopauzes. Fasulet jane te pasura ne acid folik, nje vitamin e pazevendesueshme per grate qe planifikojne te mbeten shtatzane.

4. Sardelet & peshqit e kalter (300gr/jave)
Peshqit e kalter te vegjel qe mund te konsumohen me hala, ofrojne minerale ne proporcione perfekte per te mirembajtur kockat. Njekohesisht ofrojne Jod, nje element i domosdoshem per funksionin e gjendres tiroide e cila kontrollon gjithe metabolizmin dhe vitalitetin.

5. Karkalecat (100gr/jave)
Karkalecat jane nje burim i mire i proteinave, yndyrnave omega 3, por vecanerisht i nje antioksidanti qe gjendet ekskluzivisht te to – astaksanthines. Ky antioksidant ka force te jashtezakonshme neutralizuese per radikalet e lira dhe eshte gjetur te kete efekt mbrojtes kunder kancerit. Cdo qelize e organizmit tone mund te perfitoje nga astaksanthina. Ajo cka e ben teper te rendesishem kete substance eshte efekti i dukshem kunder plakjes dhe pro jetegjatesise.

6. Frutat e pyllit & sheget (400gr/jave)
Boronicat, manaferrat, mjedra, rrushi i kuq, sheget dhe luleshtrydhet jane nder frutat me te cmuar qe permiresojne shendetin e aparatit urinar, rrisin perqendrimin dhe luftojne plakjen. Te pasura ne vitamin C dhe acid folik, frutat e pyllit garantojne shtatzani te mbare per gruan dhe shendet te syve dhe lekures se saj. Ato duhet te jene pjese e pandare e menyse javore te nje gruaje, krahas frutave te tjera qe perfaqesojne lende ushqyese te ndryshme.

7. Rukola (2-3 kupa/jave)
Si nje zarzavat i familjes se kryqezoreve ku ben pjese edhe brokoli, rukola eshte nje ushqim i persosur. Ajo permban minerale ne sasi te konsiderueshme dhe sulforafane te cilat njihen si molekula antikanceroze. E pasur ne vitamin K, rukola ndihmon ne perthithjen e kalciumit dhe shendetin e kockave.

Pije te dobishme – Caji jeshil dhe kurkuma (2 kupa ne dite)
Caji jeshil mund te renditet nder aleatet me te devotshem te shendetit te gruas. Ai lidhet me ulje te rrezikut te kancerit te gjirit dhe ofron force antioksiduese si rralle ushqim tjeter. Ne kombinim me nje nder erzat me antiinflamatore – sic eshte kurkuma, nje caj jeshil mund te konsiderohet nje thesar.

Suplemente te dobishme per gruan ne menopauze
2_2
Vaji i melcise se merlucit: nje burim i shkelqyer i vitamins D e cila mbron nga osteoporoza, kanceri dhe diabeti, si dhe nje eliksir kunder plakjes.
Vaji i karkalecit te kuq: njesoj sikurse karkaleci i kuq, ky supplement permban antioksidantin astaksanthine i cili nder te tjera duket te kete ndikim pozitiv ne uljen e treglicerideve gjithashtu.
Kalciumi: nder te paktet suplemente te vertetuar bindshem per efektet pozitive kunder kancerit te zorres se trashe, hipertensionit dhe osteoporozes.

Shembull i ushqimit ditor
Mengjes: 1 gote qumesht dhie ose 200ml kos shtepie, 50gr fruta pylli te freskta ose 20gr te thara, 1 luge te vogel fara lini, 1/2 banane
Paradite: 1 caj jeshil me kurkume, 1 molle jeshile
Dreke: Sallata- sallate jeshile, rukola, 1-2 luge elb i zier, agjinare konserve*, djathe te njome dhie, uthull molle dhe vaj ulliri; Pjata kryesore- 150gr sardele te vogla te pjekura ne salce domatesh, 2-3 patate te vogla te ziera me lekure, te marinuara me vaj ulliri dhe limon
Pasdite: 1 caj jeshil me kurkume, 1 arre Brazili
Darke: 1 omelete me spinaq, spec te kuq dhe tershere te zbutur me pare; 1 supe me kerpudha** dhe qiqra, 90gr karkaleca te pjekur
Para gjumit: 1/2 gote qumesht dhie te ngrohte, 1 fete buke thekre, 1/2 banane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *