Kampioni i botës në boks njëkohësisht edhe senator i vendit, Manny Pacquiao, ka ndërtuar rreth 1000 shtëpi për 1000 familje të pastreha dhe të varfëra Filipinas.
Pacquiao, u rrit edhe vetë midis kushteve të veshtira të varfërisë dhe ka pranuar se gjatë fëmijërisë së tij ai ka fjetur edhe në kuti kartoni, apo nëpër rrugët e qytetit.
Nëna e tij ishte një femër e krishterë, e cila e rriti atë me rregulla të forta fetarë, dhe dontë që ai të bëhej një prift kur të rritej.
Por, Pacquiao duke e ditur se puna e tij si prift nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për ta nxjerrë atë dhe mamanë e tij nga varfëria, i’u fut rrugës së boksit, e cila i rezultoi mjaft e suksesshme duke qënë se ai është shpallur edhe kampion bote.
Pas suksesit të tij, ai vendosi të ndihmonte dhe të tjerët që nuk e kishin fatin e tij.
Në 2016, boksieri shpenzoi rreth 50 milionë dollarë në ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 1000 vila, të cilat do të vihen të gjitha në dispozicionin e njerzëve të pastrehë dhe të varfër të Filipinës.