Boll harxhuat lekë për të blerë gjizë .Ja si ta bëni atë në shtëpi

Përbërësit

1L qumësht

2luge uthull molle

100ml krem pana

Hapat

Vendosim qumeshtin ne nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe e nxehim derisa te arrije temperaturen 80°C duke e kontrolluar me termometer gatimi, ose nese nuk e keni mund te shikoni momentin kur ne siperfaqe te qumeshtit krijohet nje cipe e holle.

E perziejme here pas here ne menyre qe temperatura te shperndahet gjithandej njelloj.

Nese duam qe gjiza te behet akoma me kremoze, shtojme ne tenxhere edhe 100ml krem pana te fresket kuzhine.

E heqim nga zjarri dhe hedhim ne te 2 luge uthull ose leng limoni duke e perziere shpejt per 1 minute.

Do te shohim ne kete moment qe qumeshti do te pritet, pra ne siperfaqe do te dalin disa copeza te bardha te cilat do te ndahen nga lengu i poshtem.

E mbulojme tenxheren me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Kur gjiza te jete ftohur, e mbledhim dhe e vendosim ne nje nape te paster duke e lene te kulloje lengu per rreth gjysme ore. Nese e doni gjizen te thate, e leme te kulloje edhe gjithe naten.

E perdorim menjehere per gatimet tona, ose e ruajme ne frigorifer per rreth 2 dite.

KESHILLE:

Nese duam te aromatizojme gjizen, perpara se ta fusim ne frigorifer mund ti shtojme kripe, ereza te ndryshme te stines, apo per nje gjize te embel mund te shtojme mjalt, ose copeza cokollate te zeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *