Brataj: Nese arrihen keto shifra, mund të mbyllemi serish në karantinë

    Skënder Brataj drejtor i Urgjencës Kombëtare ka folur rreth infektimeve te fundit per perhapjen e koronavirusit ne vendin tone. Ai eshte pyetur nëse ekziston mundësia që te kthehemi perseri në karantinë, siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama, por ai tha se kjo gjë nuk mendohet për momentin.

    Për momentin as që e mendojmë të mbyllemi prapë në karantinë, theksoi Brataj duke sqaruar se në cilin skenar mund të kthehemi perseri ne karantine.

    Ne mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndodhë si në të gjithë botën.

    Aktualisht spitalet tona kanë rreth 400 shtretër nga të cilët 55 janë të zënë.

    Brataj deklaroi se do të mbylleshim sërish, nëse numri i të shtruarve do të kalonte 400.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *