“Për të pasur buzë tërheqëse, fol fjalë të bukura.
Për të pasur një shikim të dashur, kërko anën e mirë tek çdo person.
Për të pasur një trup të dobët, ndaje ushqimin tënd me një person të uritur.
Për të pasur flokë të bukur, lejo që një fëmijë t’i kapë me gishtat e tij një herë në ditë.
Për të pasur prezencë në ambientin rrethues, ec duke ditur se nuk je asnjëherë e vetme, pasi personat që të duan dhe të kanë dashur, do të të shoqërojnë përherë.
Personat, shumë më tepër se sa objektet, kanë nevojë të riparohen, rizgjohen, të duhen e të shpëtohen. Mos hiqni dorë nga askush. Kujtoni se kur të keni nevojë për një dorë ndihmë, nëse keni bërë mirë, do t’jua shtrëngojnë të dyja duart tuaja. Dhe kur të plakesh, do të kuptosh se ked y duar, një për të ndihmuar veten tënde dhe tjetrën për të ndihmuar të tjerët.
Bukuria e një femre nuk qëndron në makiazhin e saj, bukuria e vërtet e një femre reflektohet prej shpirtit të saj. Është butësia që reflekton dashuri, pasioni që ajo shpreh. Bukuria e një femre shtohet me kalimin e viteve”.