Çalamani tentoi ta përdh unonte, dëshmia e e rende e 16-vjeçares: Në shtëpi shkova me sutjena

    Klodian Çalamani, 39-vjeçari më 16 Nëntor 2021, ka qenë i dënuar në vitin 2006 për një tjetër ngjarje, atë të heqjes së paligjshme të lirisë.

    Por historia e 15 viteve më parë është më e rëndë nga sa është thënë në media. Për herë të parë, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka zbuluar dëshminë e vajzës 16-vjeçare në atë kohë, e cila ishte marrë peng nga Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu, ky i fundit xhaxhai i Mateos.

    Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu mbajtën me dhunë një vajzë 16-vjeçare në shtëpinë e 39-vjeçarit Çalamani, pikërisht në të njëjtin vend ku u vra Mateo.

    Uniko ka publikuar ekskluzivisht dëshminë e vajzës 16-vjeçare, e cila thotë se Çalamani dhe Florian Vasiu tentuan ta përdhunonin. Por çuditërisht Gjykata e Fierit në atë dënoi Klodian Çalamanin me 4 vite burg për heqje të paligjshme të lirisë dhe jo për tentativë përdhunimi. Ndërsa Florian Vasiu nuk u dënua.

    16-vjeçarja mundi të shpëtonte në atë kohë falë ndërhyrjes së Ligor Vasiut, babait të 8-vjeçarit Mateo, i cili dëgjoi zhurma në shtëpinë e Çalamanit dhe largoi 16-vjeçaren prej andej.

    Vajza 16-vjeçare ka qenë komshi me shtëpinë e Çalamanit dhe të familjes Vasiu, ndërsa sot nuk banon më në Shqipëri.

    KALLËZIMI I 16-VJEÇARES NË ATË KOHË NË POLICINË E FIERIT MË 9 MAJ 2006:

    16-vjeçarja: Jam me banim në fshatin Grecali të komunës qendër, në shtëpi jetoj me prindërit dhe vëllain. Jam nxënëse në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi” në Fier ku jam nxënëse e vitit të dytë. Sot pasdite rreth orës 18:00 unë kam qenë në rrugë përpara shtëpisë time, aty vjen shtetësja Elsa Çalamani e cila më thotë hajde të shkojmë deri tek dyqani që të blejmë bebelina për fëmijë. Unë i thashë që nuk vij pasi nuk isha veshur mirë pasi kisha shapka të vjetra të veshura.

    Ajo më tha hajde se të jap unë shapka tek shtëpia ime. Në këtë kohë ajo më bindi që të shkonim tek shtëpia e saj për të marrë shapkat. Unë pa hyrë në shtëpi e kam pyetur Elsën që është Klodi në shtëpi pasi kisha frikë nga ai. Elsa më tha që nuk është dhe mos ki frikë nga ai se jam unë këtu. Unë hyra brenda në shtëpi. Pa hyrë brenda te dhoma që rrinë ata, më doli përpara Klodi, i vëllai i Elsës, i cili kishte një biçak me vete.

    Elsa e pa biçakun dhe i tha ma jep mua. Klodi ia dha. Në këtë kohë, Elsa më dha disa fletore për të cilat më tha që t’i lexoja pasi sipas saj i kishte shkruar i vëllai i saj i cili quhet Albert, për mua. Në ato momente unë nuk po ndihesha mirë pasi aty po rrinte prezent Klodi, në këtro momente Klodi bën sikur ikën. Elsa më tha hajde ulu, dera ishte e hapur dhe pas dere ishte shtetasi Florian Vasiu, të cilin nuk e kisha parë më parë.

    Në këtë moment hyn përsëri Klodi dhe mbyll derë. Unë u ngrita për të ikur. Klodi bashkë me Florin nuk më lanë që të ikja. Në këtë kohë unë tentova përsëri që të ikja, ata më shtynë përsëri dhe Elsa iku më la vetëm me ata të dy. Klodi mbylli derën. Unë i thashë që çfarë keni me mua.

    Ata më shanë dhe filluan që të më qëllonin. Në këtë kohë, Flori më thotë që kë ke futur ti që të më rrahin, unë i thashë që nuk di gjë. Klodi më shty dhe më shtriu në krevat, ndërsa Flori i thoshte që lere se do vijë policia, ndërsa Klodi i thoshte që nuk e lë, dhe po më shtrëngonte dhe më tha që dua të lë një shenjë në gjoks me të kafshuar. Flori dilte herë pas herë në rrugë për të parë. Klodi më ngriti bluzën por nuk ma hoqi dot pasi nuk e lashë. Më pas ka ardhur i vëllai i Florianit, i cili quhet Ligor Vasiu, u tha atyre që çfarë po i bëni kësaj.

    Ata i thanë që s’ke punë ti se çfarë po bëjmë ne. Më pas me ndihmën e Ligorit jam larguar për në shtëpinë time. Në ato momente më kapi prej bluze Klodi. Unë u ula dhe bluza i ngeli në dorë Klodit dhe në shtëpi kam shkuar vetëm me sutjena. Më pas më ka shoqëruar policia për në komisariat. Dua të them se pas gjithë kësaj që ka ndodhur, më ka marrë në telefon Flori ku në telefon ka folur nëna ime, ku Flori i ka thënë që mos denonco në polici se do t’u q* ropt, si dhe dua të them që ata tentuan të kryenin marrëdhënie me mua por nuk arritën dot që ta realizonin qëllimin e tyre dhe ishte fati im që erdhi Ligori.

    Gjatë momentit që ata po ushtronin dhunë ndaj meje dhe mëkishin hequr njërën bluzë, Klodi ka tentuar disa herë për të më hequr pantallonat por sapo m’i ulte deri në gjysmë tek gjunjët ka hyrë Ligori. Gjë tjetër nuk kam për të shtuar.

    OPGJ: Jeni në gjendje të përcaktoni orenditë shtëpiake tek banesa e Klodianit?

    16-vjeçarja: Tek shtëpia e Klodianit ishin këto orendi; në mes të dhomës ishte një rezistencë, tre krevate tek prej suste, një dritare, një komedin, njëri nga krevatet ishte divan i vjetër dhe me mbajtëse rrobash. Mua më kanë shtrirë tek krevati i mesit, krevatet ishin të mbuluar me batanije.

    OPGJ: Keni qenë herë tjetër në shtëpinë e Klodianit?

    16-vjeçarja: Jo nuk kam qenë asnjëherë tek shtëpia e Klodianit./tvklan.al

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *