Kreu i qeverisë, Edi Rama si rrallëherë është shfaqur sot i përlotur para kamerave teksa ishte duke vlerësuar me medalje burrin nga Vlora Luan Kapaj, që kërkoi nën gërmadha të shpëtonte jetë duke rrezikuar edhe të tijën.
Sipas kryeministrit , askush nuk mund të kuptojë veprimet e Kapajt, po nuk qe vlonjatë.
“Luani u bë një hero, i një lloji shumë të veçantë. Më vjen mirë që këtu kanë ardhur për ta respektuar disa nga ata që kanë nnjë jetë të dytë nga Luani.
Pata rastin të takoja disa nga kolegët e tij, madje njëri prej tyre më tha që si mund të ishte Luani një njeri që mund të sakrifikonte jetën në kushtet të atilla. Edhe pse kam parë në jetën time episode të jashtëzakonshme, këtë nuk arrita ta besoja.
‘Nuk ke për ta kuptuar kurrë, po nuk e kuptove se çdo të thotë të jesh vlonjatë’, i thash.
Prandaj unë sot dua ti jap Luanit medaljen që i kam dhënë trupave që erdhën për ekip shpëtimet e huaja. Është hera e parë që kjo i jepet një individi’, rrëfeu Rama.
‘Jam shumë I privilegjuar në këtë moment. Jam shum I prekur që jam pranë teje sepse në kushte si ti janë me mijëra njerëz në Shqipëri që ne rrallë I shohim për vlerat që kanë apo bëjnë’, përfundoi kryeministri.