Alvin Berisha, për fat të mirë po ambientohet shumë shpejt, pas një kohe të gjatë prej 5 vjitesh në kampin famë keq në Siri.
I ati i tij, Afrim Berisha ka dhënë një lajm të burkur duke vendosur t’i hapë vogëlushit një profil në rrjetin social “Instagram” si dhe duke vendosur disa foto të vogëlushit.
“Ja dhe instagrami jonë”, shkruan babai Alvinit teksa ka publikuar disa foto të Alvinit, i cili shfaqet duke luajtur me lojrat e tij qe i kanë munguar prej shumë kohësh. Alvin tashmë mund të gëzojë fëmijërinë e tij si cdo fëmijë.
Alvin Berisha preku zemrat e të gjithëve, prandaj vazhdon të marrë vëmëndjen si dhe lutjet tona që ai të ketë më në fund një jetë sa më të lumtur dhe të qetë pranë familjes së tij.