Cifti kalon naten buz detit por burrin e gjen belaja ne mengjes

Një ngjarje e mistershme raportohet të ketë ndodhur në plazhin e Ierapetras në Kretë mëngjesin e sotëm.

Mediat greke raportojnë për një 80-vjeçare të zhdukur në mënyrë të pakuptimtë. E moshuara nga Austria kishte vendosur ta kalonte natën në plazh bashkë me të shoqin, por në mëngjes nuk u gjet gjëkundi.

Ai u zgjua dhe nuk e gjeti bashkëshorten krah tij. Pasi kërkoi në të gjithë zonën përreth, kërkoi ndihmën e policisë në gjetjen e saj. Zhdukja e mistershme ka futur në panik turistin e moshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *