Para dy diteve Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri njoftimin se një çift nga Dibra rezultoi pozitiv me koronavirus. Çifti ishte kthyer nga Italia para disa ditësh.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se 40 persona, të cilët janë miq dhe të afërm të çiftit nga Dibra, janë vetëizoluar në komunën Qendër Zhupë.
Mësohet se të infektuarit ishin takuar me ta pasi ata ishin kthyer nga Italia, duke i bërë ata si potencialisht të dyshuar me koronavirus.