E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Çilieta Xhilaga ka treguar dashurinë që ka për futbollistin Alban Hoxha, me të cilin është në romancë prej shumë vitesh.
‘Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin’, Çiljeta: Nuk do kisha
Çiljeta u shpreh se po të mos ishte Albani, do i rikthehej karrierës dhe nuk do të kishte mashkull tjetër për të. Sipas saj, të jesh nënë e një djali është më e vështirë se e një vajze dhe ajo kurrë nuk do ia lejonte vetes që i biri ta shihte me dikë tjetër veç Albanit.
‘Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin’, Çiljeta: Nuk do kisha
“Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë shoh pak larg. Po të mos e kisha unë do rikthehesha karrierës dhe do rrisja djalin, nuk do kisha mashkull tjetër në jetën time. Unë nuk i bëj të dyja. Të jesh nënë e një djali, është më e vështirë sesa të jesh nënë e një vajze. Nuk do e lejoja që djali të më shihte me një burrë tjetër veç Albanit”, tha Çiljeta.