Mbreme nisi muaji i Ramazanit, gjatë të cilit te gjithe besimtarët myslimanë duhet te agjërojnë.
Agjërimin e ka nisur edhe per këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila tashmë prej disa vitesh praktikon një ritual të tillë.
Ajo është ngritur herët mëngjesin e sotëm për të falur Namazin, duke publikuar një foto ku shihet e mbuluar me shami.
“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë, mirësi nga Allahu. Agjërim të mbarë të gjithëve, Allahu na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirësi, na i pastroftë zemrat tona e ja beftë risk tërë botës anembanë t’ia u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë”, shkruan ajo.