Cmendet shqiptari mban te mbyllur gruan 22 vjecare prej vitesh ne Greqi

Është identifikuar 28-vjeçari i cili u arrestua sot nga policia greke, pasi dhunonte bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur.

I riu është Aurel Gëzim Kurti i cili u arrestua pas denoncimit të fqinjëve të cilët dëgjuan të bërtiturat e 22-vjeçares, Dafina Kurti teksa ai tentoi ta mbyste.

Mësohet se 28-vjeçari mbante mbyllur në banesë dhe e dhunonte prej 2 vitesh gruan e tij shqiptare. Ku pas ngjarjes autori ka tentuar të largohet, por banorët e mbajtën me force deri në mbërritjen e policisë, e cila e arrestoi.

Çifti ishte martuar para 4 vitesh dhe që atëherë ishin vendosur në Volos. 28-vjeçari punonte në ndërtim, ndërsa viktima mbahej e mbyllur në banesë. Pritet dënimi nga gjykata greke për të riun mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash./M.K-dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *