3 kuaj te zinj jane vendosur ne shkallet e kryeministris dhe po cudisin kalimtaret.Perse jane vendosur keto tre kuaj?
Por behet e ditur se kjo eshte pjesë e ekspozitës “Leviatani mekanik” e cila do të çelet ditën e sotme në Qendrën për Hapje dhe Dialog.
Autori i Ekspozitës është artisti Ergys Krisiko, ndërsa kuratore është Ajola Xoxa.
Krijesa mitologjike e Leviatanit është një përbindësh nënujor i përmendur për herë të parë në Testamentin e Vjetër Biblik. Ashtu si dhe është shpjeguar në tekstin kuratorial, kjo krijesë është simbol i fuqisë së madhe por ka edhe anën e errët, pasi shihet gjithashtu edhe si një bishë demoniake.
Që publiku të ndiejë praninë e veprës, e të reflektojë rreth fuqisë së “Leviatanit”, nëse ajo është e errët apo e padëmshme, jashtë kryeministrisë vendosen edhe tri kuajt.
Ndaj kjo eshte e verteta e 3 kuajve.