Pononjesit e shëndetit në Kinë kanë zbuluar një raport duke treguar se cilët janë personat më të prekur nga COVID-19.
Bazuar tek numri i viktimave, të moshuarit janë personat më të rrezikuar nga koronavirus.
Raportimet e fëmijëve të prekur kanë qenë tepër të rralla. Njerëzit nga mosha 10-39 vjeç janë 0.2% të rrezikuar nga virusi vdekjeprurës.
Përqindja rritet deri në 3.6 për grupmoshën 60-69 vjeç. Ndërsa personat e moshës 70-79 vjeç janë 8% më të prekur nga koronavirusi.
Të moshuarit 80 vjeç e sipër janë ndër më të rrezikuarit pasi virusi i prek më lehtë prej sëmundjeve shëndetësore.
Gjithashtu njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti apo hipertensioni mund të infektohen shumë shpejt.
Një tjetër konkluzion është që meshkujt janë 2.8% më të rrezikuar nga koronavirusi, në krahasim me femrat me 1.7%.