Pasi Luli jep dorheqjen ditem e djeshme eshte hapur gara se kush do ta drejtoj PD.
Kanidati i ri do te jete dhe Fatbardh Kadilli.Ai tha se:“Unë jam i bindur që kam çfarë t’i kontribuoj dhe propozoj PD-së. Kam propozuar me manifestin tim në garën e kaluar mënyrën sesi ngrihet Partia Demokratike, sesi riformatohet opozita. Mbetem i angazhuar për ta përsëritur propozimin tim të sjellë në kohë, për ta pasuruar me më tepër vlera, por sot jemi në një ralitet të përçudnuar. Kemi dy Parti Demokratike, një mbrapa zotit Berisha, që ka shumicën reale brenda partisë, dhe një PD që ka selinë, vulë, por më pak numra, që mbështesin zotin Basha.
Nëse këto 2 parti do të vazhdojnë të injorojnë njëra tjetrën, kjo do jetë fatkeqësi e emadhe dhe s’ka vend për garë. Nëse grupi i deputetëve që ka marrë drejtimin e partisë, që nuk do jetë në shërbimin e Bashës apo Berishës, atëherë do ketë një proces tek i cili ka hapësirë dhe krijohet mundësi për mua dhe për të tjerët, dhe u natyrisht te propozimet e mia, vetja ime do jetë atje”, tha Kadilli.