Banorët e ‘Big Brother VIP’ vendosën dje ta festonin suksesin e provës javore duke konsumuar disa prej frutave të cilat përfituan nga kjo s fidë. Semi i kërkoi që këtë gjë ta përgatiste Graniti i cili pranoi me kënaqësi.
Teksa po e vëzhgonin gjatë punës së tyre, Sheila nuk nguroi t’i hidhte ish-futbollistit një batutë e cila nuk u prit me të njëjtin humor edhe nga ana tjetër.
“Po e përgatit me dashuri për Semin”, i tha Sheila-Granitit.
Pas kësaj shprehjeje Graniti shkoi dhe pjatën ia çoi surprizë Fifit.
Semi: Më ofendove që ike ashtu. Unë ta kërkova dhe nuk kishe pse ia lije Fifit
Graniti: Ju nuk talleni dot me mua
Sheila: Ishte shaka, po tregohesh shumë i vogël që reagove ashtu për një shaka
Paloma zgjodhi të ndërhynte në këtë përballje.
Paloma: Hë se e di unë si je ti. Kështu i bën gjërat
Sheila: Mos u fut në këtë muhabet, mos fut sp ica
Paloma: Të kemi parë ne ty, zysha e “Bigut”.