Dhëndri s’e do më në shtëpi vjehrren: Kam 23 vite që më thyhet shpina në karrige!

Një dramë familjare ka mbërritur në puntatën e radhës të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Bujari ka sjellë bashkëshorten dhe thotë se që prej vitesh ka mbajtur vjehërrit në shtëpi dhe nuk ka mundur të shijojë rehatinë e tij.

Bujar: Unë kam 40 vjet martesë dhe 40 sekonda s’i kam provuar të dy divanët se te njëra rrinte babai i nuses, te tjetri rrinte vjehrra. Mua m’u thye më tepër shpina duke ndenjur në karrige se sa në kamion. Kështu më iku rinia!

Pasi hyn në studio, Bujari shton se kunati ka braktisur nënën 87-vjeçare ndërsa drejt tij janë bërë gjëra të padrejta. 87-vjeçarja ndodhet e pranishme në studio dhe po dëgjon gjithçka.

Bujar: Kam 27 vjet që punoj kamionist dhe 23 vjet që rri në karrige.

Ardit Gjebrea: Në shtëpi?

Bujar: Normalisht.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Bujar: Po pse, jeta e vështirë… duke pasur dy prindërit e nuses prandaj e kam prurë sot në këtë derë, kjo është dera e bamirësisë që puqen njerëzit edhe të mirë, edhe të këqinj, kurse unë kam bërë mirë gjithë jetën dhe jam quajtur i keq në këtë moshë.

 

Ardit Gjebrea: Po pse?

Bujar: Sepse nusja ime i ka dashur prindërit, janë bërë gjëra të padrejta kundrejt meje, te të gjitha. Ajo ka pasur 3 motra, ka edhe një vëlla, vëllai i tyre tani e ka braktisur nënën, një plakë, një engjëll 87 vjeçe, kush ka braktisur nënën, ka braktisur veten!

Ardit Gjebrea: Pra ajo zonja aty është vjehrra juaj?

Bujar: Po.

Ardit Gjebrea: E ka emrin?

Bujar: Hajrie.

Në insertin e saj, Haxhireja shprehet se nuk do ta lërë nënën. “Burri është burrë, nëna është nënë, unë nënën nuk e lë. Nëna do rrijë me mua në shtëpi sa të rrojë, gjithë jetën! Burri në daç të rrijë, në daç të ikë!”, thotë ajo.

Ardit Gjebrea: Ti kë do zgjidhje, nënën tënde apo bashkëshorten?

Bujar: Nënën. Nëna nuk hidhet dhe nuk shitet. Jam djali, jam dhëndër dhe kam bërë shumë për dhëndër kam bërë, që nuk më takon. Atë që kam bërë unë, do e gjykojë populli, nuk e bën njeri në botë! Ja ku e ke! Merre atë plakën atje, ajo është flori! Pyeteni, ku s’e kam çuar, gjithë botën ka bredhur me mua!

Ardit Gjebrea: Po nëse është flori mos i thuaj plakë, thuaji zonjë.

Bujar: Zonjë, ajo është zonjë dhe për mua mbetet zonjë.Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *