Aktori i njohur amerikane Leonardo DiCaprio ka bërë një deklarate kundër vendimit të qeverisë shqiptare për ndërtimin e 8 hidrocentraleve në Vjosë, që është edhe lumi i vetëm ‘i egër’ në Evropë.
Në profilin e tij në Instagram, ku ndiqet nga 37 milionë njerëz, aktori ka publikuar një video ku thuhet se Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë, dhe lind pyetja për sa kohë do të zgjasë.
” Ky është lumi i fundit i egër në Evropë. Por për sa kohë? Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindi të Greqisë deri në brigjet e Adriatikut të Shqipërisë.
Qeveria e Shqipërisë ka vendosur në lëvizje planet për të ngritur digë në Vjosë për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfëra të Evropës, me tetë diga të planifikuara për ndërtim përgjatë lumit” thuhet ne nje pjese te video se tij