Në Iran, një prej vendeve ku koronvirusi është përhapur gjerësisht dhe ka prekur shume banorë, sipas mediave të huaja ka prekur edhe vetë zv.ministrin e Shëndetësisë në vend.
Video tregon zv / ministrin iranian se si djersitet dhe kollitet gjatë një konference për shtyp të mbajtur një ditë para se ai te njoftohej se rezulton pozitiv për koronavirus
Zv. ministri i Shëndetësisë në Iran, Iraj Harichi, pasi ka rezultuar me test pozitiv të Koronavirusit është futur në karantinë.
Lajmi është bërë i ditur nga agjensia zyrtare e lajmeve “ILNA”, ku shpjegon se Harichi është infektuar nga kjo sëmundje, e njohur gjithashtu si Covid-19, dhe është futur në karantinë, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësë së Iranit në televizionin shtetëror.