Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu diten e sotme gjatë dorëzimit të pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Europian për përballimin e epidemisë në vend, ka deklaruar sot se ndonëse shifrat e Koronavirusit kanë shënuar rritje ditët e fundit, Komiteti i Ekspertëve nuk ka asnjë vendim për të rikthyer masat kufizuese si në kohën e karantinës.
Situata po monitorohet me shumë kujdes. Edhe pse shifrat janë ne rritje këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim mbrapa por ka nevojë për një vëmendje me shume nga te gjithë qytetaret për të respektuar rregullat, që të kufizojmë sa me shume përhapjen e koronavirusit, ndërsa sistemi shëndetësor po përgatitet për forcimin e kapaciteteve tha Manastiriu.
Sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri te plote. Ne jemi duke u përgatitur për forcimin e kapaciteteve. Siç bëmë me spitalin e ri per covidin, jemi duke përfunduar përshtatjen e një strukture tjetër brenda QSUT, po fuqizojmë kapacitetet për testimet ndërsa po forcojmë kapacitetet me aparatura mjekësore për të përballuar situatën aktuale. Ndaj edhe këto 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e Urgjencës Kombëtare dhe 15 respiratorë transporti, e një seri aparaturash jetëshpëtuese do të rrisin kapacitetet e reanimacioneve në spitalet tona,u shpreh Manastirliu.