Dy lëkundje të forta sizmike, me magnitudë 6 dhe 5.8 të shkallës rihter kanë goditur shtetin e Kolumbisë mbrëmjen e sotme.
Lëkundja me magnitudë 6 u ndje për më shumë se 30 sekonda, epiqendra e të cilës ishte afër qytetit më të madh të vendit, Bogota.
Por vetëm 15 minuta më vonë u ndje dhe lëkundja e tërmetit me magnitudë 5.8 eshkallës rihter.
Sipas qendrës sizmologjike USGS, të dy tërmetet ishin në thellësinë 10 km.